Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ballkani i Hapur? Kurti: Kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

12:59 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dërguar sot mesazhin e tij në tribunën “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në fjalimin e tij, Kurti flet për punën e bashkëpunimit rajonal me shteteve të rajonit, duke theksuar se shqiptarët janë më të fortë vetëm kur lidhen fort me njëri-tjetrin dhe pastaj mund ta hapen me fqinjët pa u rrezikuar.

Kreu i qeverisë në Kosovë, nuk mori pjesë fizikisht në këtë aktivitet por mesazhi i tij është bërë publik nga zyra e shtypit të kryeministrisë.

“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, thuhet në mesazh.

Kurti shprehet se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin, ndërsa u shton se orientimi i shqiptarëve është perëndimi.

“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin.”

Sipas tij, partnerët po ndihmojnë në luftën kundër ndikimeve negative ruso-kineze në rajon.

“Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, ka thënë Kurti.

Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti vijnë në një kohë kur po diskutohet shumë rreth iniciativës për bashkëpunim rajonal të quajtur “Open Balkan” të iniciuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Autoritetet spanjolle ‘spastrojnë’ bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë që kishin ardhur nga Maroku për tu futur në Spanjë

15:43 / October 4, 2026

“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…

14:19 / October 4, 2026

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

13:01 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.