Një tërmet i fortë i magnitudës 7.2 ka tronditur pak minuta më parë ishullin e Haitit.
Tërmeti ka patur epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, vetëm 54 dhe 12 kilometra nga dy qytetet Les Cayes dhe Petit Trou de Nippes.
Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha fillimisht se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Tronditja e gjatë u ndje në të gjithë vendin dhe dëmet materiale u regjistruan në gadishullin jugperëndimor të ishullit, sipas imazheve nga dëshmitarët.
Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë që vrau dhjetëra dhe me mijëra mbetën të pastrehë
