Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Maqedonia drejt vaksinimit të detyrueshëm: Të pavaksinuarit rrezikojnë vendin e punës

16:04 / August 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqedoni 1 748x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vala e re Kovid-19 ka detyruar autoritetet që masat shtrënguese t’i vë në funksion nga java e ardhshme për parandalimin e përhapjes së infektimeve. Këto masa parashohin disa kufizime që në një farë aspekti qytetarët obligohen për tu vaksinuar. Nga java e ardhshme do të ndalohet hyrja e të pavaksinuarve nëpër objektet gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i variantit deltas. Pos kësaj nga dita në ditë sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private të tjera.

“Në vendin tonë, në kundërshtim me Ligjin dhe marrëveshjen kolektive, punëdhënësi detyrohet t’i obligojë punëtorët të bëjnë gjithçka, veçanërisht siç e dimë që sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushtet e duhura të punës që nuk do të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve por jo edhe t’i imponojë në veprime. Duke pasur parasysh këtë, si dhe faktin që aplikimi për vaksinim është vullnetar, dhe në të njëjtën kohë as shteti dhe askush tjetër nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e mundshme negative”, deklaron për “Koha”, Sllobodan Trendafilov, nga Lidhja Sindikatave të Maqedonisë.

Nga kjo Lidhje thonë se punëdhënësit ,në vend që t’i kushtëzojnë punëtorët duhet t’i stimulojnë duke i respektuar të drejtat e tyre.

Trendafilov po ashtu potencoi se e gjithë kjo mund të dekurajojë punëtorët që të mos imunizohen, dhe kështu të rrezikojë jetën dhe shëndetin e punëtorëve, por gjithashtu të pengojë masat e Qeverisë për imunizimin masiv të popullsisë, që është e vetmja rrugëdalje nga kriza shëndetësore në vend.

Disa ekspertë juridik këto ditë janë shprehur se nuk mund të ketë asnjë mundësi që punëdhënësi të detyrojë punëtorët për pranimin e vaksinës si kërcënim për t’i pushuar nga puna, por punëtorët obligohen që në përputhje me këtë të ndjekin rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në lidhje me procesin e imunizimit, e më pastaj të vendosin për vaksinim.

Nga ana tjetër nga Oda Ekonomike Veriperëndimore e Maqedonisë thekson se bizneset dhe kompanitë duhet që punëtorët e tyre t’i informojnë mbi vaksinimin, por jo edhe t’ua imponojnë vaksinimin ndërkaq kërkohet që nga Inspektorati Shtetëror i Punës të kryhen inspektime që të parandalohet përhapja e shpejtë e infektimeve të reja , mirëpo në asnjë mënyrë të lejohet edhe një mbyllje totale e cila mund të shkaktojë pasoja dhe kriza të tjera ekonomike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

William planifikon reforma të reja në monarki, rrezikohen titujt mbretërorë të Harry-t dhe fëmijëve të tij

14:30 / November 22, 2026

Britanikët mbushin shtëpitë me ushqime dhe ujë, paralajmërimi i qeverisë për emergjenca nxit blerjet

14:11 / November 22, 2026

The Guardian: “Dominoja” zgjedhore kërcënon ta trondisë BE-në nga themelet, roli vendimtar i Francës dhe ngritja e së djathtës ekstreme

13:52 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.