Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VOA: 20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

20:13 / August 14, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëveshja e Ohrit e arritur para njëzet vjetësh, e pengoi ndarjen e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001. Ajo u mundësoi më shumë të drejta shqiptarëve të kësaj republike, ndërsa njohësit e rrethanave politike në Shkup thonë se marrëveshja duhet vazhdimisht të mbindërtohet dhe të ruhet e respektohet fryma e saj paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Pothuaj se të gjithë në Maqedoninë e Veriut pajtohen se Marrëveshja e Ohrit në pjesën normative është e përmbyllur por se hasen probleme të shpeshta në zbatimin e saj në praktikë.

Analisti Xhelal Neziri vlerëson se çështja e sasisë së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit (MO) mund të jetë subjektive për shkak se nuk mund të matet niveli i zbatimit të saj me ligje të sjellura dhe ndryshime në kushtetutë.

“Marrëveshja e Ohrit është një dokument që kërkon kultivim dhe një rikthim të shpeshtë të të gjithë faktorëve politikë, pasi mbi këtë dokument është ngritur paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë së Veriut. Ne mund t’i miratojmë të gjitha ligjet që burojnë nga kjo marrëveshje; mund edhe ta ndryshojmë Kushtetutën konform përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje, mirëpo, nëse kjo marrëveshje nuk arrin që të gjejë një shtrirje, një pranim të madh, të gjerë publik të institucioneve e qytetarëve, atëherë mendoj se është vështirë të thuhet se ajo mund edhe të zbatohet”, thotë analisti.

Zëvendës-kryeministri Artan Grubi thotë se po të mos ishte Ohri, nuk do të kishte as Marrëveshje të Prespës dhe as NATO për Maqedoninë e Veriut. Ai thekson nga ana tjetër se gjithmonë ka hapësirë për të bërë më tepër, si në përfaqësimin e drejtë dhe të përshtatshëm, si në zhvillimin e barabartë rajonal dhe në fusha të tjera.

”Unë gjithmonë them se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është i përditshëm dhe i përjetshëm. Nuk mund të përfundojë asnjëherë për arsye se bëhet fjalë për zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve , të cilin e kemi obligim të gjithë ne si qytetarë dhe si institucione”, thotë zoti Grubi.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Mirëpo MO nënkupton edhe frymën, edhe koncensusin, debatin e përhershëm, nënkupton marrëveshje dhe dialog ndëretnik; vizion të përbashkët të të gjitha etnike këtu në RMV; Pra nuk është MO vetëm sjellje e ligjeve dhe ndryshim i Kushtetutës, akteve normative, etj. por është një frymë që duhet të bartet gjeneratë pas gjenerate me qëllim që të mos na përsëritet 2001-shi”, shton zoti Neziri.

Analisti Xhelal Neziri thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk është përjashtuese por përfshirëse për komunitetet e vogla dhe çdokush që përpiqet ta zhvlerësojë këtë dokument godet paqen e arritur dhe qëndrueshmërinë në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja kornizë e Ohrit solli një frymë të re në politikbërje; politika që ndërtojnë ura dhe që nuk i shembin ato, dhe politika që i bashkojnë qytetarët dhe nuk i ndajnë në rrugën e përbashkët euro-atlantike”, tha Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një ceremoni me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Diplomatë dhe zyrtarë perëndimorë të cilët folën në këtë takim janë të pajtimit se nuk ekziston një marrëveshje e përkryer, por se Marrëveshja e Ohrit, siç tha ambasadorja amerikane në Shkup Kate Mary Byrnes, ndihmoi në kapërcimin e mosmarrëveshjeve të së kaluarës dhe e çoi vendin në Aleancën e NATO-s dhe para dyerve të BE-së.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, përmes një videomesazhi theksoi se “Marrëveshja e Ohrit luajti një rol jetik në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut në një demokraci shumëetnike dhe në parandalimin e një konflikti më të madh”.

Ndërkohë, opozita maqedonase dhe ajo shqiptare akuzojnë pushtetin se përdori këtë përvjetor dhe qindra mijë eurot e shpenzuara për ceremonitë lidhur me të për qëllime dhe interesa të partive në pushtet para zgjedhjeve të pritshme të tetorit./VOA/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.