Milani dhe Juventusi po luajnë miqësoret e fundit përpara fillimit të sezonit të ri në Serie A. Kuqezinjtë kundër grekëve të Panathinaikos, ndërsa skuadra e Allegrit po sfidon Atalantën e Gjimshitit.
Ekipi i Stefano Piolit ka kaluar në avantazh në minutën e 16-të me anë të Oliver Giroud. Sulmuesi francez mori një asist nga Tomori dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme, një gol shumë i bukur.
1-1 rezultati në takimin që po luhet në “Allianz Stadium”. Juventusi kaloi në avantazh në minutën e tetë, duke finalizuar një kundërsulm perfekt të skuadrës së tij, aty ku ishin protagonistë CR7 dhe Federico Chiesa.
