Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mural fest, projekti që i dhuron ngjyra të përjetshme Tiranës!

18:12 / August 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
233686979 445926126448120 8833321028070473335 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë.

Ky projekt është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë. “Eja te pikturojme Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojne muret me të bukura të kryeqytetit”, shkruan artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin e bukur se dhe muret tashmë do të shkrihen në art.

Ky është një prej projekteve më atraktive për të rinjtë që e duan artin, të bukurën, abstrakten, lirinë, ëndrrën, përjetësinë. Bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse, qytetet po ashtu dhe ftohtësia e xhamit zëvendëson muret, fasadat e mëdha që krijojnë histori dhe kujtime. Street Art zhvillohet në disa vende të botës, në disa pika të ndryshme.

Kuratori i projektit, Helidon Haliti tregon për dritare.net, se ky projekt ishte një punë e bërë prej një viti e gjysmë, duke krijuar edhe grupin e artistëve nga vende të ndryshme të botës, por ishte pandemia ajo që e la pezull të gjithë punën. Megjithatë, për fat të mirë, Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Profesor Haliti nuk lë pa përmendur edhe mungesën e disa prej artistëve që për shkak të pandemisë nuk do të mund të jenë të pranishëm në festival.

Artistët e “Street Art”, janë nga më të talentuarit, duke nisur nga Case nga Gjermania,Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, WD nga Indonezia,Mattia Campo nga Italia apo Wuper nga Serbia. “Kuratorët e kanë parë zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një femre të bukur e cila nis rugëtimin e saj me ëndrra që na rinia e hershme.

Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti. Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës.

Projekti mbështetet edhe nga qytetet e tjera, dhe duket se vendi ynë po shkon drejt turizmit të veçantë të artit, në shkallët që ngjiten në hapa të sigurt.

dhuron mural fest ngjyra projekti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen investitorët e projektit 4 mld USD në Sazan dhe Zvërnec, pas kompanisë qëndrojnë dy biznesmenë nga Katari

11:53 / June 2, 2026

Zvërneci/ Rama e krahason me projektin e Costa Navarino në Greqi: Sot është një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës

08:15 / June 2, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.