Siç mund ta keni dëgjuar, dy këngëtaret e njohura Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi para disa kohësh kanë pasur një marrëdhënie jo të mirë me njëra-tjetrën.
Në një prapaskenë koncerti, ato kanë debatuar me njëra-tjetrën dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.
Më pas Leonora e ka hedhur në gjyq Adelinën, e cila u gjykua si e pafajshme. Për këtë arsye dy këngëtaret nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën për vite me radhë.
Ndërkohë së fundmi, moderatori i njohur Naim Abazi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, i cili ka deklaruar publikisht se është munduar t’i pajtojë dy këngëtaret.
“Jam munduar të punoj në drejtimin që t’i pajtoj, njerëzit që kanë vlera duhet të jenë të pajtuar. Edhe vlerat e tyre të konkurrojnë njëra-tjetrën”, pohoi Abazi.