Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tre të rinj nga Gramshi përplasen me “Shqiponjat”, arrestohen nga policia (Emrat)

16:45 / August 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 611e6806e7d7f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre të rinj nga Gramshi kanë rënë në prangat e Policisë pasi kanë kundërshtuar efektivët e “Shqiponjave” dhe nuk i kanë lejuar të ushtrojnë detyrën. Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga oficerët e krimeve në Gramsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimin të detyrës.”

Po ashtu, bëhet me dije se nga Forca Operacionale është ndaluar 30 vjeçari Edison Kaçaniku, sepse Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para pergjegjesisë ligjore, ndaluan shtetasin Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Shkatërimi i pronës”.

Përmbledhja e ngjarjes:

Më datë 16.07.2020, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e DVP Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë). Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krimi i dyfishtë që tronditi Athinën/ 50-vjeçari shqiptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, gruaja e Allmuçës: Nuk dija asgjë për lidhjen

14:21 / August 23, 2026

Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

13:00 / August 23, 2026

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026

U dëmtua gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, punonjësi i FA përfundon te Trauma

16:59 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.