Arrestohet gjatë një operacioni antidrogë efektivi i RENEA-s. SHÇBA bënë me dije se efektivi Rael Luli u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.
Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Në orët në vijim pritet informacion zyrtar nga policia për operacionin dhe arrestimet.
Njoftimi i SHÇBA
Informacion paraprak
Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie
Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.
Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
- R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
- J.L., 30 vjeç;
- G.H., 26 vjeç;
- G.S., 27 vjeç;
- E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
