Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali/ Shpërthimi i fuqishëm shemb ndërtesën 2-katëshe, vdes fëmija 4-vjeçar

15:24 / August 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6124f31b187a6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një rrjedhje gaz ka shkaktuar tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Itali.

Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht. Në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar.

Ndërkohë që e ëma ia ka dalë të shpëtojë e gjallë nga shpërthimi i madh, Aroni i vogël është ndarë nga jeta.

Shembja ndodhi para orës 9 të mëngjesit dhe zhurma u dëgjua deri në rrethin Madonna di Campagna, shpërthim i cili erdhi si pasojë e një rrjedhje gazi. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune.

Rreth orës 10.30 një burrë u identifikua gjithashtu nën rrënoja dhe së fundmi është transportuar në spital, por gjendja e tij duket stabile. Dy djem të tjerë u shpëtuan jashtë ndërtesës dhe një 22-vjeçar, i cili jetonte në katin e dytë, pësoi djegie të rënda në 50% të trupit dhe është shtruar në spital. Për momentin nuk duket se ka persona të tjerë të përfshirë në kolaps.

Operacionet e kërkimit-shpëtimit përfunduan në orën 1.30 pasdite, ndërsa masat e bonifikimit dhe sigurisë vazhdojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.