Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Uzuni dhe Doka: Pa asnjë frikë, mund të mundim cilindo kundërshtar

14:48 / August 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Uzuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencë për shtyp, sot nga Varshava, ku po zhvillon përgatitjet kombëtarja jonë kuqezi në prag të ndeshjes së 2 shtatorit kundër Polonisë, ka dalë Myrto Uzuni dhe Albi Doka. Beratasi i Ferencvaros shfaqi optimizëm si për aspektin personal, në kampionatin hungarez, edhe atë kombëtar, me kuqezinjtë, në fushatën kualifikuese të “Katar 2022”. Ndër të tjera, ai nënvizoi:

“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre tri ndeshjeve kualifikuese, do të japim maksimumin, sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Kur sulmuesit shënojnë, ekipi ka më shumë besim, por të gjithë jemi të bashkuar për një qëllim, kombëtaren, ndaj nuk e kemi vëmendjen se kush shënon më shumë.

Personalisht ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit kombëtar, pastaj e vendos trajneri pozicionin tim në sulm. Jemi një grup futbollistësh të nivelit të lartë në futboll, ndaj mendoj se mund ta përfaqësojmë më së miri Shqipërinë. Pra, si kombëtare mund të luajmë ndaj çdo kundërshtari.

Synimet? Unë hyj në çdo ndeshje për të fituar, shpresojmë t’ia dalim ndaj Polonisë si fillim. Kam shënuar katër herë dhe kam asistuar katër herë në Champions, dua të vazhdoj me këto ritme edhe në kombëtare.

Klubi ku luaj? Normalisht, jam shumë i përqendruar te Ferencvaros, dua të jap më të mirën për të. Kuptohet, e mira nuk ka fund, por dua të përqendrohem te Ferencvaros për momentin, pastaj të ardhmes nuk i dihet”.

Nga ana e tij, Albi Doka i konsideroi shumë të rëndësishme tri sfidat radhazi me Poloninë, Hungarinë dhe San Marinon: “Na presin tri ndeshje, por duhet të fokusohemi te Polonia. Nëse ia dalim me polakët, të tjerat i kemi në shtëpi, para tifozëve tanë, besoj se do të marrim rezultat të mirë.

Kemi një grup solid si kombëtare, luajmë prej disa kohësh bashkë, besoj se mund t’ia dalim në këto kualifikuese. Natyrisht, Polonia është ekip më i fortë, por s’duhet t’i trembemi. Jam me fat që stërvitem me këta lojtarë dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt.

Objektivi? Normal që e mendojmë kualifikimin, të përsërisim suksesin e vitit 2016. Bisedojmë me kolegët për këtë gjë, duhet të ëndërrojmë, prandaj jemi në kombëtare, për ta arritur qëllime të tilla. Tri kualifikueset e shtatorit na gjejnë mjaft të karikuar, motivi është të marrim rezultate sa më të mira”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.