Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Këtu ndalem, jam 70 vjeç; s’jam barrë e askujt”, Rama flet për largimin e Gramoz Ruçit dhe Erjon Braçes

22:07 / September 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryeminstri Edi Rama është pyetur përse u dorëhoq nga politika Gramoz Ruçi, përse Erjon Braçe u dorëhoq nga postet politike përveç atij të deputeti si dhe Lefter Koka që dorëzoi mandatin e deputetit pas fitores.

Për Gramoz Ruçin, tha se ishte njoftuar paraprakisht prej tij dhe arsyeja është angazhimet familjare.

Gramoz Ruçi ka bërë një fjalim që është një dokument shumë i rëndësishëm dhe i veçantë qysh kur ka pasur politikë me Parlamentin në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, sepse Gramoz Ruçi është i pari në dijeninë time që largohet si fitues dhe largohet nga maja. Se fare mirë mund të qëndronte aty, ai ka vendosur të largohet për arsye që i ka thënë qartësisht. Më ka thënë përpara që unë këtu ndalem, sepse jam 70 vjeç dhe ëshgtë koha t’i kthej borxhin familjes, fëmijëve, nipave, mbesave”.

Për Erjon Braçen, Rama tha se kërkoi vetë largimin duke i thënë se “nuk është barrë e askujt”.

“Kemi folur paraprakisht, ka ardhur vetë tek unë dhe me shumë sinqeritet më ka thënë që unë nuk jam barrë e askujt dhe jam absolutisht në dispozicion si deputet kështu që mos ki asnjë shqetësim në lidhje me mua”.

Ndërsa për heqjen dorë nga mandati i deputetit të Lefter Kokës, Kryeministri u shpreh shkurtimisht se u largua për arsyet që ka shkruar vetë.

I pyetur nga gazetarët nëse është konsultuar me anëtarët e PS për emrat e rinj të qeverisë, Kryeministri Rama tha se detyrat e caktuara nuk refuzohen përderisa janë angazhuar në parti.

“Në rastin kur ti ke një shumicë që është një shumicë e një partie do diskutosh kur do të marrësh një ministër apo ministre jashtë partie. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë, nuk është se mund të thonë s’dua. Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje dhe kush është i mandatuar dhe ka ardhur për të përfaqësuar shumicën, ka marrë përsipër përgjegjësinë”. 

braces largimi rucit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.