Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ylli Manjani / LSI prap po gabon

17:40 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta dhe Ylli Manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Reforma kushtetuese dhe politike, e cila më së shumti nënkupton shkuljen e shtetit partiak dhe të sistemit hajdut zgjedhor, është gjëja e duhur që i duhet vendit në mënyrë ulëritëse.Pa asnjë dyshim, kjo reformë nuk bëhet nga partitë veç e veç, por duhet se zbën një platformë bashkëpunimi parlamentar. Fakti që në Parlament është Edi Rama, shkelësi kronik i marrëveshjeve, nuk e zhbën dot nevojën për bashkëpunim parlamentar.

Madje ky bashkëpunim për reformën Kushtetuese, duhet të përfshijë edhe të faktorëve jashtë parlamentarë.Në këtë kuptim ideja që hedh LSI, si parti parlamentare më e pëçudnuara nga sistemi hajdut zgjedhor, për të mos bashkëpunuar për një reformë politike në vend është e gabuar. Ata e dinë vetë hesapin e tyre, por gjykoj se e kanë gabim! Siç edhe ua kam thënë e shkruar edhe më parë (madje vite më parë) LSI duhet të kthehet tek tezat e saj të 2008-s, pra tek greva e urisë. Për fat të keq LSI e braktisi vetë kauzën e saj për pushtet të ballancuar dhe sistem zgjedhor të ndershëm.

E braktisi dhe ja ku erdhi pasoja. U ndëshkua shumë më rëndë seç e ndëshkoi rrudhja elektorale.Rezultati i fundit zgjedhor, përtej debateve mbi mënyrën sesi erdhi, duhet lexuar në rezultanten e tij. Dhe në këtë rezultante gjykoj se LSI duhet të luajë rol të fortë brenda opozitës, jo për ta ftuar atë drejt mosreformimit politik, por drejt proporcionalitetit të ndershëm në përfaqësim.Në këtë kuptim, jo me Edi Ramën por edhe me dreqin vetë duhet bashkëpunuar në funksion të arritjes së qëllimit. Ky qëllim madhor, pra reforma politike dhe kushtetuese në vend, nuk arrihet pa bashkëpunim.

Edhe sikur Rama të ishte në opozitë prap do bashkëpunohej meTë. Gjykoj se një opozitë në front të përbashkët me këtë ide është e domosdoshme. Kurse LSI, PDIU, PAA, PR e ndonjë parti tjetër në këtë konstilacion duhet të jenë garanci që përmbajtja e reformave nuk cedon si të mëparshmet. Po kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar, jo duke u larguar prej tij.

————-E di që ka shumë komente mbi LSI, por reforma të tilla duan çdo kontribues në tryezë. Parti, grup apo individ. Përndryshe po hape rrugë ske përse ankohesh që dalin në krye ata që s’i do.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Regjistruan 1143 hektarë me dokumente të falsifikuar/ Arrestohen dy ish-drejtorë dhe juristi i ASHK Fier, në pranga edhe përfituesi

11:28 / September 17, 2026

Oqeani i fshehur nën Tokë

11:24 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

William Walker: Ditë e zezë për Kosovën/ Diplomati i SHBA: Ku ishte BE kur serbët vrisnin shqiptarët?

10:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.