Vendi ynë që në orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta dhe kthjellime të pakta.
Por në oret e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjell rrebeshe shiu, KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
