Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Studimi austriak mbi qentë: Nuk janë as besnik dhe as mirënjohës

13:35 / September 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EB56AD26 AF8A 447D 9C74 525C64DA0094
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajnë gjithnjë me kokë, pavarësisht nëse zgjat pak apo shumë. Drerët dhe derrat e egër madje kërkohen nga njeriu në territoret ku jetojnë dhe vriten duke u qëlluar nga pas. Kurse, qentë i mbajnë putrat të hapura.

Qenve mund t’u ketë kushtuar disa mijëra vjet evolucion shikimi servil që kanë mësuar të hedhin, i cili i bën shumë njerëz që të shkrihen nga qejfi. Njerëzit kujdesen për parazitët me përkushtim duke i mbajtur me ushqim dhe banim, duke u hequr madje jashtëqitjen me qese plastike. 1,4 miliardë euro japin gjermanët çdo vit për ushqimin e qenve. Shumë pak qen punojnë për të xnjerrë bukën, si për shembull si shoqërues në gjueti ose roje.

Ky është përfundimi i arritur nga eksperimenti, gjatë të cilit njerëzit pjesëmarrës shtypin butonin e një shpërndarësi ushqimi, për t’u dhënë qenve ushqimin. Më pas kafshëve u krijohet mundësia që t’u shprehin njerëzve mirënjohjen duke vepruar në të njëjtën mënyrë. Por çfarë ndodh? Asnjë nga 20 qentë e rracës Border Collies, qenve malorë Berner ose Golden Retriever nuk e luajti putrën në laborator. Për të marrë po, për të dhënë jo. Gjë që nuk ndryshon as kur midis dy provave kafshës dhe njeriut i jepet mundësia e ndërveprimit: Qentë thjesht i pranojnë përkëdheljet.

Jo, qeni nuk është miku më i mirë i njeriut, ai vetëm bën sikur. Atij nuk i kushton asgjë që të shohë me dashuri dhe të përulet. Por nëse i duhet të luftojë për një gjë më të shtrenjtë, për ushqimin, atëherë dashamirësia merr fund.

Por nuk mjafton me kaq, siç tregon një ekip studiesish të mbledhur rreth biologes Jim McGetrick, e cila studion mënyrat e të sjellurit në Institutin e etnologjisë, Konrad Lorenz, në Vjenë. Në numrin e fundit të revistës së njohur shkencore Plos One, ajo përshkruan në mënyrë të detajuar në 33 faqe për eksperimentet e reja, të verifikuara statistikisht, rezultatet e të cilave përmblidhen vetëm në një fjali: qentë janë./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

“Bilanc lufte” te Trauma: Çdo ditë, 250 persona përfundojnë spital

16:19 / August 20, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.