Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi këtë të hënë përdorimin e përhershëm të vaksinës Pfizer nga Biontech.
Sipas FDA kjo do te hapë rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera.
“Vaksina e Pfizer plotësoi “standardet e larta të agjencisë për sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë e prodhimit”, tha në një deklaratë komisioneri i FDA, Janet Woodcock.
Ai shtoi se miratimi i vaksinës Pfizer do të rrisë besimin e njerëzve për t’u vaksinuar.
“Ndërsa miliona njerëz tashmë kanë marrë me siguri vaksinat kundër COVID-19, ne e pranojmë se për disa, miratimi nga FDA i një vaksine mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar”.
