Ish-kryeministri britanik, Tony Blair shprehet se Islamizmi mbetet një kërcënim i madh për sigurinë dhe Perëndimi duhet të përgatitet për përdorim të mundshëm të armëve biologjike nga grupet ekstremiste.
“Islamizmi, si nga pikëpamja ideologjike, ashtu edhe dhuna, është një kërcënim i madh për ne dhe nëse nuk tregojmë vigjilencë, do të vijë tek ne. Duhet gjithashtu të shqyrtojmë dobësitë tona. Covid-19 na mësoi mbi patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë bio-terroriste mund të duken si pjesë e filmave fantastiko-shkencor, por nëse do të tregohemi të mençur, duhet të përgatitemi për përdorimin e tyre nga aktorë joshtetërore”, tha Blair.
Ish-kryeministri, i cili dërgoi trupat britanikë në Afganistan në vitin 2001, tha se me oreksin e limituar për angazhim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe duhet të punojë më shumë me vendet europiane për rritjen e kapaciteteve për t’i bërë ballë kërcënimeve në zonat si rajoni i Sahelit, në Afrikë.
