Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut, Pendarovski zyrtarizohet si kandidat për president

22:39 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stevo pendarovski
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kongresin e Lidhjes Social Demokrate (LSDM), është zyrtarizuar kandidatura e Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 21 prill. Kryeministri Zoran Zaev, njëherësh kryetar i LSDM-së, tha para delegatëve se Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, pas të cilit qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike në vend, moment ky sipas tij që nuk ka ndodhur në 27 vjet demokraci në Maqedoninë e Veriut.

“Stevo Pendarovski është propozimi ynë. Besojmë se ai është zgjedhja jonë për fitore, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. U bashkuam rreth idesë së një kandidat të përbashkët, me një mbështetje të madhe. Për herë të parë kemi kthesë historike e politike në vendin tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vlleh, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët jemi bërë bashkë që të sigurojmë një president për të gjithë qytetarët tanë”, tha kryeministri maqedonas. Sipas Zaev, Maqedonisë së Veriut i duhet një president që do të mund ta çojë vendin drejt integrimit euroatlantik, që do të jetë partner i reformave dhe jo i ndarjeve.

Më këtë rast, Zaev ka drejtuar kritika edhe ndaj presidentit aktual, Gjorge Ivanov, i cili sipas kryeministrit, në vitin 2014 u zgjodh duke bërë padrejtësi të mëdha ndaj Stevo Pendarovski, i cili atëherë ishte rival i Ivanovit, por që nuk kishte mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Në anën tjetër, VMRO-DPMNE-ja ka si kandidate të saj për president, Gordana Siljanovskan.

Maqedoni Pendarovski president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.