Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

(Video) Kufizimet për kovidin, kryeministri goditet me gurë në publik

23:42 / September 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanadez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me gurë nga protestuesit gjatë fushatës që po zhvillon në Ontario, shprehen mediat në Kanada.

Trudeau po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël. Ai nuk u plagos. Lëndime të vogla morën dy gazetarë që gjendeshin afër tij.

Trudeau thirri një zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një shumicë qeverisëse për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër detyrimit të vaksinimit për Covid-19 dhe kufizimeve të tjera që kanë “mbytur” këtë vend të komonuelthit.

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë mitingut.

https://youtu.be/71H8cMbMlk0

Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Ontario, Trudeau tha se ai ishte goditur në shpatull, por e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi fara kungullit në trup, në 2016.

Planet e Trudeau për mandatet e vaksinës janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë – përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha – duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose rrezikojnë të humbin punën.

Pasagjerët e trenave publikë, lundrimit dhe mjetet e transportit ndër -provincional gjithashtu duhet të pranojnë vetëm njerëz të vaksinuar.

Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.

goditet Kryeministri kufizimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.