Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme, atë kundër Spanjës. Spanja synon tre pikë në këtë takim për kualifikim direkt në Kupën e Botës, kurse Kosova synon një paraqitje sa më të mirë.
Edhe pse gjatë ditës së djeshme, Federata e Futbollit të Spanjës e kishte injoruar termin “Kosovë”, sot në një postim në profilin zyrtar në Twitter, kjo federatë ka paralajmëruar ndeshjen me emrin e plotë të shtetit tonë.
