Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kompania Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar për COVID-19 dhe grip sezonal

17:43 / September 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania për prodhim të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit.

Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit dhe ajo e gripit sezonal, bashkë me një përforcues vaksinash.

“Kombinimi i këtyre dy vaksinave mund të rezultojë me më shumë efikasitet për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të krijojë nivele më të larta të mbrojtjes kundër COVID-19 dhe gripit sezonal me një regjim të vetëm”, ka thënë Gregory Glenn, president për Kërkime dhe Zhvillim në Novavax, përmes një deklarate.

Novavax ka thënë në muajin maj se pret që kombinimi i këtyre dy vaksinave të jetë kritik në luftim të varianteve të koronavirusit. Në studimet para-klinike, vaksina e kombinuar ka ofruar përgjigje të mirë ndaj varianteve Alfa dhe Beta, si dhe ka ofruar mbrojtje kundër koronavirusit.

Novavax pret që rezultatet e testimeve klinike t’i ketë të qasshme në pjesën e parë të vitit 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.