Spoti i emisionit tashëm ka nisur të transmetohet, dhe do të quhet me “Me Bledin”, ku të famshmit shqiptarët nga bota e shoubizit, politikës etj do të rrëfehen në një dhomë hoteli luksoz në qendër të Tiranës me Bledi Strakoshën.
Vetë drejtuesi i këtij emisioni që do të nisë transmetimin në RTSH, ka folur për “Panorama” ku ka dhënë dis detaje. Gjithë emisioni do të zhvillohet në ambientet e një hoteli luksoz në qendër të Tiranës, ku dtë famshmit kanë pranuar t’i rrëfejnë sekretet e tyre gjatë takimeve, që do të nisin në barin e hotelit me një gotë për të përfunduar në dhomat e gjumit të hotelit luksoz.
“Është një mbrëmje miqësore mes meje dhe miqve të mi, që janë personazhe të njohur e të rëndësishëm publikë. Është një format jashtë kornizave, ku do i shohim ndryshe jo vetëm VIP-at shqiptarë, por gjithashtu edhe Bledin, që përgjithësisht ka qenë autor e prezantues i formateve talk show, ndërkohë që me këtë format synoj të sjell më shumë një lloj reality show”, thotë Strakosha.
Emisioni do të transmetohet të premteve në mbrëmje në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
