Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga dënimi për kontrabandë, tek performancat artistike/ Kush është Ylli Shehu, deputeti i ri Kuvendit

13:13 / March 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli shehu1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.
Por nga radhët e LSI-së pritet të hyjë si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë, Ylli Shehu.

Shehu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pritet të bëj betimin në seancën e të martën në Parlament.

Denimi kontrabanda Ylli Shehu

“Panorama” ka siguruar formularin e dekriminalizimit të deputetit më të ri të Parlament. Ylli Shehu sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”.
Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.

3 1

Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.

2 1

Arsimimi

Ylli Shehu në CV-në e tij bën të ditur se ka përfunduar studimet për Juridik pranë Universitetit “Kristal” në sistemin 3+2 dhe e ka përfunduar atë në vitin 2006-2011.

Ndërkohë sipas CV të vitit 2017, Ylli Shehu që është në ndjekje të studimeve nga viti 2009 dhe në vazhdim në fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Po ashtu ka deklaruar se është se ka si kualifikim një trajnim në organizatën “Walk Together Albania Durrës”

Eksperienca e punës

Ylli Shehu në CV e tij ka deklaruar se ka punuar si Jurist në Prefekturën e Kukësit, ka qenë këshilltar i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës. Po ashtu dhe ka drejtuar prej dy muajsh, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Tiranës.

Për tre muaj, Ylli Shehu ka qenë këshilltar i Ministrit të Mjedisit, ndërkohë që në shtator të 2013 ai mori mandatin e deputetit.

4 1

Karriera artistike

Deputeti i ardhëm i Parlamentit është i njohur dhe për performancën e tij artistike, ai është edhe këngëtar. Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe. Këtë kanal ai e ka quajtur Ylli Angli. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performacat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”.- PANORAMA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.