Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me aleatët tha se protestat do të vijojnë duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vënë në lëvizje një regjim ushtarak, ku policë detyrohen ti mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar.
Kryedemokrati Basha foli për përfshirjen e ushtarakëve të kamufluar si civilë, në një kohë që Kushtetuta e ndalon kategorikisht një gjë të tillë. Nuk dihet se pse Basha bëri këtë deklaratë, thjesht për amulli apo ka vërtet një përfshirje edhe të mekanizmave të tjerë shtetërorë të përfshirë në protestat e opozitës?!
“Dhunë, frikë, kërcënime dhe propagandë, përçarje dhe mashtrime kanë qenë veglat e sundimit të Edi Ramës. Po sot makineria e Edi Ramës është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim nesër me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë që detyrohen të sillen si policë duan ti mohonë qytarëve të drejtën për të protestuar”, tha Basha.
Por krahas dosjes së njohur të Avdylajve, me nr. 339 Basha ka folur për një tjetër dosje, atë me nr. 184.
Por çfarë është kjo dosje? “Dosja e Dibrës, po. Do kemi kohë, për të zbuluar çdo informacion që na vjen. Detyra dhe nderi ua kërkon këtë pyetje tia bëni prokurorisë dhe pse janë vonuar hetimet e nuk zbardhen dosjet”, tha ai.