Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Më shumë siguri për lodrat në Shqipëri, ISHMT vendos kriteret

14:39 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lodra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Shtetëror i Mbiqkyrjes së Tregut bën të ditur se këtë vit do të ketë një vëmendje më të lartë për bizneset që operojnë në fushën e tregtimit të lodërave për fëmijët.

Sipas ISHMT-së, këto do të jenë kriteret e duhura:

Të mbajë Markimin CE të konformitetit. Markimi CE duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e shtruara në Nenin 9 të ligjit nr. 10489, datë 15.12.2011;

Të shoqërohet nga Deklarata e Konformitetit (EC Declaration of Conformity). Deklarata e Konformitetit duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e bëra në Nenin 8, Ligji nr. 10489, datë 15.12.2011;

Të shoqërohet nga Dokumentacioni teknik. Dokumentacioni teknik duhet të mundësojë vlerësimin e konformitetit të produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të dhe duhet të përfshijë një analizë dhe vlerësim të përshtatshëm të risqeve;

Të shoqërohet nga Paralajmërimet. Udhëzimet në (gjuhën shqipe) për përdorimin, si: mosha, kufizimet, etj., dhe për mirëmbajtjen;

Mban një numër tipi, grupi apo serie, ose elemente të tjera, që lejojnë identifikimin e tij; si dhe mban emrin prodhuesit, emrin tregtar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku mund të kontaktohet.

Madje, në kuadër të një projekti europian, ISHMT thotë se edhe inspektorët u janë nënshtruar trajnimeve në këtë fushë, për të qenë më të përgatitur në mbikqyrjen e sigurisë së ldorave.

“Operatorët ekonomik që tregtojnë artikuj të klasifikuar si ‘lodër’ në kuptim të Rregullit teknik (Prodhues/ Përfaqësues i Autorizuar, Importues, Shpërndarës), do tu nënshtrohen kontrollove gjatë këtij viti, të vazhdueshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lodra të pasigurta dhe që nuk përputhen me kërkesat ligjore që parashikohen në legjislacionin aktual.”- thotë ISHMT.

ISHMT lodrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.