Gazeta më e lexuar zvicerane “Blick” e ka përfshirë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si një nga 9 liderët më të fuqishëm të botës. Në të njëjntë listë me të janë edhe presidentin amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila.
“Blick” ka arritur në këtë përfundim, duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e Ushtrisë, pavarësisht kundërshtimeve të Beogradit. Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane e ka vlerësuar edhe fjalimin e Thaçit në Këshillin e Sigurimit.
“Blick” shkroi se Presidenti i Kosovës synon të parandalojë një konflikt tjetër të madh në Ballkan.
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër më 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës, u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për Thaçin.