Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ishte pak dembel”, trajneri i Southampton për Brojën: I fola shumë seriozisht, pastaj na tregoi…

15:21 / September 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armando Broj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol.

Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka.

Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin e tifozëve, trajneri i Southamptonit nuk kursen asgjë në tregimin e historisë për Armando Brojën. Ky i fundit erdhi nga Chelsea dhe e pa disi të lehtë terrenin duke mos e marrë shumë seriozisht këtë aventurë të re në fillim.

Trajneri Hasenhutl ka folur me sulmuesin dhe e ka lënë jashtë në dy takimet e para, për t’i treguar qartë se çfarë e pret nëse nuk përpiqet që në stërvitje. Më pas Broja kthehet për të demonstruar të gjitha vlerat e tij, më veçanërisht në ndeshjen e fundit.

“Dy javët e para unë isha duke kërkuar atë që prisja prej tij, por nuk pashë shumë, që të jem i sinqertë. Prandaj kisha biseda shumë serioze me Brojën për t’ia thënë hapur se dua të shikoj aftësitë e tij. Është pak startues i avashtë, duhet ta shtysh pak dhe tani po lëviz në drejtimin e duhur. Për mua është mbresëlënëse sa shpejt mëson ky lojtar dhe sa shpejt e përmirëson punën.

Me Neëcastle e kam parë se pse skautët donin të nënshkruanin patjetër me të. Në fillim Broja ishte pak, jo plotësisht dembel, por nuk po më tregonte vlerat e tij. E nëse shkon në një klub të ri, duhet të tregosh menjëherë cilësitë e tua”, tha Hasenhutl.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.