Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut po kryen censusin. Moment i rëndësishëm për shqiptarët

21:28 / September 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
censusi mv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moment i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Vendi fqinj po regjistron popullsinë e vet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, kur ky proces është shtyrë me arsye publike nga më të çuditshmet, por jopublikisht për shkak të frikës për numrin real të shqiptarëve në këtë vend.

Enti Shtetëror i Statistikave thotë se procesi ka ecur me ritme të kënaqshme. Zv.drejtori i këtij Enti, Ilmi Selami në një bisedë me Zërin e Amerikës deklaroi se ka pasur përpjeke nga hakerat për të hyrë në sistemin e të dhënave.

“Kjo ishte arsyeja pse patëm probleme në ditët e para. Që dje ishte një ditë e suksesshme, ku kishim 120,000 regjistrime”, deklaroi ai.

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime se prej nga vinin këto sulme kibernetike.

Opozita maqedonase, e cila në fillim e kundërshtonte censusin për arsye të pandemisë së koronavirusit e më pas nga shqetësimet lidhur me numrat, që sipas saj mund të manipuloheshin nga partitë në pushtet, për momentin është duke heshur. Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rralla në Evropë që nuk ka bërë censusin për 20 vjet.

“Të bësh një operacion statistikor që është më i madhi në vend, është vërtetë një periudhë ku çdo shtet e llogarit si të rëndësishme, si diçka festive, si diçka e mirë që po i ndodh shtetit, vetëm tek ne u paraqit një atmosferë e zymtë para se të fillojë regjistrimi, por kjo atmosferë e zymtë nuk u reflektua në realitet edhe gjatë zbatimit praktik në terren. Të bëhet një regjistrim i suksesshëm duhet të gjithë të jemi pjesë e regjistrimit, edhe qytetarët, edhe institucionet që zbatojnë, edhe njerëzit tanë që janë të autorizuar në terren si regjistrues dhe instruktorët rajonal dhe nuk ka asnjë arsye pse mos të jetë kështu, sepse me regjistrimin fitojnë të gjithë, me një regjistrim të dështuar dështojnë të gjithë; Dhe si duket qytetarët nuk i kanë dëgjuar thirrjet e partive politike, grupeve të ndryshme të interesit, duke e ditur se ato po e bëjnë vetëm për arritjet e tyre dhe për pikë në politikë”, deklaroi Selami.

Regjistrimi u mundësohet edhe emigrantëve, ku aplikimet bëhen në internet përmes një aplikacioni që prej datës 1 mars të këtij viti. Në këtë aplikacion janë regjistruar, sipas të dhënave, rreth 200 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të censusit të fundit, që ishte ai vitit 2002 shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbënin 25.1 për qind të popullsisë së përgjithshme. Njohësit thonë se për këto njëzet vjet ka pasur mjaft lëvizje demografike, teksa të dhënat e Bankës Botërore flasin për rreth 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të shpërngulur për një jetë më të mirë në dhjetë vitet e fundit.

censusin kryen Maqedonia Veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.