Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘LSI pa grup parlamentar’, Kejdi Mehmetaj: Nuk i kemi kërkuar deputetë PD

13:29 / September 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kejdi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur mbi zhvillimet e fundit dhe nisjen e sesionit të ri Parlamentar. Ajo sqaroi arsyet pse LSI zgjodhi të mos krijonte një grup parlamentar, pasi sipas Mehmetajt kjo nuk e pengon atë që të bëjë një opozitë të fortë përballë Edi Ramës. Mehmetaj tha se LSI nuk ka kërkuar nga PD deputetë për formuar grupin parlamentar, jo vetëm aktualisht por edhe përpara zgjedhjeve, ku kërkesa e vetme dhe pika që e bashkonte LSI dhe PD ka qenë mos tradhëtimi i kauzës opozitare.

A jeni më në aleancë me Partinë Demokratike?
Aleanca në kushtet e të qenurit në opozitë nuk përbën ndonjë term specifik në vetvete. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi me këdo që është përballë Edi Ramës dhe qeverisjes që ai ka. Opozita është kushdo që është përballë Edi Ramës dhe modelit të tij qeverisës dhe bëmave të tij në qeverisje. LSI është sot në opozitë, në një opozitë shumë të fortë e bindur për rrugën që ajo do të ndjekë dhe mënyrën si do të përballet qoftë në institucionin e parlamentit por po ashtu edhe jashtë këtij institucioni ku patjetër të gjitha strukturat tona dhe përfaqësuesit tanë do të jenë në krye të detyrës.

I keni kërkuar PD deputetë për të plotësuar grupin apo është një vendim i LSI për të mos pasur grup?

LSI nuk i ka kërkuar PD deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Ne jemi futur në Parlament me 4 mandate si rezultat i kodit zgjedhor, pavarësisht se përfaqësimi ynë duhet të ishte shumë më tepër sesa kaq nisur nga votat që kemi marrë në zgjedhjet e fundit. Megjithatë, ne gjykojmë që për të bërë opozitë në Parlament qoftë edhe për të përdorur të gjithë instrumentat që të ofron parlamenti nuk është domosdoshmëri për të pasur një grup parlamentar. Edhe një deputet i vetëm dhe jo më katër prej tyre, mund të ngrenë kauza, mund të zhvillojnë opozitë, mund të marrin nisma parlamentare dhe mund të bëjnë një punë më të madhe sesa një grup që mund të ketë 50, 60 apo më tepër deputetë.

Nuk jemi një në situatë kur PD nuk ka vendosur apo nuk ka dashur që të na japë ne deputetë, por LSI nuk i ka kërkuar PD për të pasur deputetë ekstra që nuk janë tanët për të krijuar grupin. Siç përfitoj nga rasti për ta theksuar, LSI edhe përpara zgjedhjeve nuk i ka kërkuar PD apo dhe kryetarit Lulzim Basha përfaqësues në lista, lista deputetësh apo pozicione qeverie në të ardhmen. Ne kemi vazhduar, kemi qenë të bindur dhe i kemi thënë zoti Basha dhe PD që ne qëndrojmë së bashku opozitarë dhe për ne ka vetëm një pikë që na bashkon, ajo është që të mos tradhëtojmë kauzën opozitare qoftë kjo për interesa të Edi Ramës apo për interesa të tjera. Në këtë pikë, LSI në asnjë rast nuk e ka tradhëtuar qëndrimin e saj opozitar dhe ajo që u kuptua në përfundim të zgjedhjeve dhe me ndryshimet në kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, LSI ishte më e prekura për shkak që mori votën por nuk arriti të përfaqësohej maksimalisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.