Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qeveria shton 12 mijë të punësuar të rinj në sektorin publik

13:43 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Administrata 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185 mijë vetë në fund të qershorit, me një rritje dramatike prej 12 mijë vetësh ose 7% në krahasim me qershorin 2020, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave.

Një vit më parë, të punësuarit në shtet ishin 173 mijë vetë ndërsa në vitin 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin, ishin 164 mijë vetë ndërsa të punësuarit nuk u shtuan deri në vitin 2017. Në fakt, statistikat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të të punësuarve në shtet filloi në vitin 2018 ndërsa rritja më e madhe u krye gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama përgatitej për zgjedhje.

Në fund të shtatorit, sektori publik numëronte 172 mijë të punësuar ndërsa në fund të dhjetorit, 182 mijë vetë.

Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë arsye kaq shumë njerëz janë punësuar rishtaz. Aktualisht 26% ose një në katër shqiptarë të punësuar i përkasin sektorit publik, ku përfshihet qeveria qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet shtetërore, të tilla si OSHEE apo ujësjellësat.

Shqipëria ka pasur tendencën e pakësimit të të punësuarve në sektorin publik që nga rënia e komunizmit, pjesërisht për shkak se shteti ishte i mbingarkuar me punonjës pa produktivitet dhe pjesërisht për shkak se popullsia e vendit ka ardhur vazhdimisht në rënie. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ishte viti 2002./Birn

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.