Kancelarja gjermane Angela Merkel vijon vizitën e saj zyrtare në Tiranë, ku është takuar me të gjashtë kryeministrat e rajonit në Tirana Bussines Park, një investim gjerman në vend.
Më herët ajo pati një takim kokë më kokë prej 45 minutash me kryeministrin Edi Rama, ndërsa pas bisedës me kryeministrat e rajonit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.