Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat, por që fatkeqësisht nuk u realizua gjatë presidencës gjermane të BE-së për shkak të Bullgarisë.
“Ppërgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përpmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Kjo nuk u realizua dot gjatë presidencës gjermane për shkak të vetos së Bullgarisë po kemi provuar që do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë energji”, tha Merkel.
Ajo tha se mbështet projektin e Open Balkan dhe çdo projekt që sjell bashkëpunimin në rajon. “Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal me katër marrëveshjet, disa janë duke u menduar, por sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më mirë dhe më i fuqishëm do të jetë procesi i Berlinit. Porcesi i Berlinit nuk është zvendësim për anëtarësimin në BE. Negociatat do të zhvillohen, vendet kanë statuse të ndryshme lidhur me këtë. Bashkëpunimi rajonal bën më tepër sens”, tha ajo.
