Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Rihapen hetimet ndaj biznesmenit Mond Bega

14:31 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reporter 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Krimeve të Rënda për herë të tretë në 8 vjet po kontrollon pasuritë e biznesmenit të shumëpërfolur Mond Bega. Ai është dënuar një dekadë më parë në Itali për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike. Tre muaj më parë, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se do të fillonte një hetim pasuror të bazuar në ligjin anti-mafia ndaj biznesmenit Mond Bega, i njohur gjithashtu me emrat Edmond Bego dhe Manoli Bega.

Bega ka qenë gjatë muajve të fundit ne qendër të akuzave nga Partia Demokratike, e cila shprehet se biznesmeni, dikur i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe krijim organizate kriminale në Itali, qëndron pas një projekti ndërtimi me vlerë 60 milionë euro në Tiranë, për realizimin e të cilit është ndryshuar plani urbanistik i qytetit dhe kërcënohen të shemben qindra shtëpi pranë shtratit të lumit Lana.

Ai u ndalua për disa ditë në gusht nga policia greke në Korfuz, bazuar në një urdhër arresti të vjetër italian dhe akuzohet gjithashtu se ka përfituar tenderë publikë në mënyrë të paligjshme, falë lidhjeve me eksponentë të lartë në Partinë Socialistë.

Hetimi i filluar nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj biznesmenit Bega nuk është i pari. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që biznesmeni është hetuar të paktën dy herë të tjera nga organi i akuzës – në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’/ Reporter.al

hetime Prokuroria rihapen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikuan vendime gjyqësore shqiptare dhe greke, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim avokaten dhe përkthyesen

13:26 / May 27, 2026

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë

12:49 / May 26, 2026

Ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil/ Prokuroria lëshon urdhër-arreste për efektivë policie, zyrtarë e biznesmenë, 2 në pranga

21:38 / May 25, 2026

Tronditet showbizi turk: Lëshohet urdhër-arresti për Serenay Sarıkaya dhe të tjerë

23:01 / May 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.