Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nis nesër fluturimi i parë rreth orbitës së Tokës, ja sa turistë do të jenë në bord

21:27 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fluturimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA’s do të niset drejt orbitës së Tokës ekuipazhi i parë civil në botë, në përbërje të të cilit janë katër persona. Ky zhvillim shënon hapin e parë të madh të turizmit hapësinor deri më tani.

Kushtet e motit janë 70 për qind të favorshme për nisjen e planifikuar të katër amerikanëve, Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Chris Sembroski dhe Sian Proctor. Ata do të nisen nga e njëjta platformë (Pad 39A) e stacionit të hapësirës që u përdor për misionet historike në Hënë të misioneve Apollo, gjatë viteve 1960 dhe ‘70.

Ekuipazhi do të fluturojë në bordin e anijes hapësinore “Crew Dragon” të ndërtuar nga SpaceX, kompania private, e cila ka nisur dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija hapësinore, plotësisht e automatizuar, do ta ngjisë ekuipazhin në një lartësi prej 575 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës, pak më lart sesa pozicioni aktual i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, si dhe i teleskopit Hubble.

SpaceX njoftoi se katër turistët hapësinorë “do të kryejnë kërkime shkencore të projektuara për të avancuar shëndetin e njeriut në Tokë”, përpara se të rikthehen pas tre ditësh.

Misioni, i quajtur “Inspiration 4”, do të udhëhiqet nga 38-vjeçari Isaacman, një sipërmarrës miliarder në fushën e teknologjisë, i cili thuhet se i ka paguar kompanisë SpaceX disa miliona dollarë për fluturimin.

Pjesë e ekuipazhit është edhe 29-vjeçarja Arceneaux, një e mbijetuar e kancerit të kockave, e cila ka një shufër titani në këmbën e saj, gjë që e bën atë personin e parë që fluturon në hapësirë me një protezë.

Chris Sembroski një inxhinier 42-vjeçar i cili punon në industrinë e aviacionit, si dhe 51-vjeçari Sian Proctor me profesion gjeolog dhe profesor kolegji, i cili në vitin 2009, ishte një nga finalistët e konkursit të NASA’s për të qenë astronaut.

fluturimi Rreth tokes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.