Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sekretarja e PD-së rrëfen momentin kur pa Merkelin në supermarket, Godole: Po priste radhën për të blerë djathë

15:08 / September 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1631697531 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e re e PD-së për ish-të Pëndjekurit Politikë, Jonila Godole ka treguar një moment kur ka parë kancelaren Angela Merkel, para disa vitesh në një supermarket duke blerë djathë në një supermarket në Gjermani. Sipas saj, Merkel po priste në radhë si të gjithë të tjerët dhe ajo me thjeshtësinë e saj, bënte pazarin e saj të përjavshëm në atë supermarket.

“Përpara pandemisë është një foto që e kam bërë unë në fakt që shumë media e kanë qarkulluar si të tyren, unë isha duke pritur të më vinte ora e avionit, isha ulur në një supermarket dhe po prisja, shoh një dhe them sa i ngjaka Merkelit kjo dhe i bëj foto. Shoh që të gjithë njerëzit po rrinin në radhë dhe ajo po rrinte tek radha e djathit, po blinte djathë.

E kishte afër shtëpisë dhe aty ishte vendi ku ajo një herë në javë shkonte blinte djathin dhe bukën. Unë thjesht i bëra një foto sepse thashë që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme, ishte me një xhaketë të kuqe.

Po kërkoja por nuk pashë asnjë roje, por kur e pashë me vëmendje e kuptova që ishte ajo. Asnjë nuk i tha futu pa radhë, më bëri shumë përshtypje, shitësja nuk lëvizi asnjë gjë kur erdhi ajo aty, unë e filmova dhe e fotografova dhe e kam postuar para disa vitesh në Instagram.

I mori gjërat, vajti në dy-tre pika, bleu gjërat që donte dhe thjesht u largua. U përpoqa të futesha, të ecja pas shkallëve për të parë ku janë ata që e shoqërojnë. Ata aty duhet të ishin, por me siguri ishin veshur civilë”, është shprehur Jonila Godole

6141b5e085b183bc80a72 a095 4947 adba 95d8e391adbf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapet në Rinas 32-vjeçari i kërkuar nga Kosova për trafik droge, u prezantua me identitet tjetër

10:07 / August 19, 2026

Situata me zjarret/ ‘Mbrojtja’: 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat problematike

09:51 / August 19, 2026

Situata me zjarret/ Nëntë vatra zjarri në Shqipëri, gjashtë vijojnë të jenë aktive

15:25 / August 18, 2026

Rama ndan pamjet/ Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne

14:51 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.