Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës tha se do të ketë një kanal të posaçëm komunikimi në dispozicion të medias dhe publikut.
“Gatishmëria jonë do të jëtë maksimale për çdo llogaridhënie dhe korrigjim të nevojshëm kurdo që opozita dhe media do të nxjerrin në pah të meta dhe gabime. Qeveria e re do të vendosë në dipozicion të publikut dhe medias një kanal të posacëm komunikimi në faqen e saj për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik. Kushdo që do të dijë qendrimin tonë, në rastet kur kritika lidhet me intesin publik do ta gjejë atë të shkruar e zeza mbi të bardhë me përgjegjësi institucionale nga çdo entitet i qeverisë”, tha Rama.
