Komisioni Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti Europian më 15 shtator të instrumentit të ri për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III) për periudhën 2021-2027. Ky është hapi i fundit në procesin e miratimit të këtij instrumenti për të mbështetur reformat e integrimit për vendet kandidate dhe kandidate potenciale. Për komisionerin përgjegjës për zgjerimin dhe politiken e fqinjësisë, Oliver Varhelyi ky është një sinjal i qarte i mbështetjes së zgjerimit te BE-së IPA III është hartuar me një qasje strategjike dhe të bazuar në rezultate, pa alokim specifik të fondeve për vendet përfituese që nga fillimi.
IPA III do të përqëndrohet në sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave thelbësore, forcimin e institucioneve demokratike dhe reformimin e administratës publike, si dhe promovimin e qeverisjes ekonomike dhe reformat në favor të konkurrencës. Në fokus është gjithashtu rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike, furnizimi me energji, transporti, mjedisi, ndryshimet klimatike, si dhe transformimin dixhital. Një synim kyç i IPA III është mbështetja e zbatimit të planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, që përbën dhe një nga mesazhet kyresore, ku do të përqëndrohet presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor para fundit të shtatorit.
Ky plan synon të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë të rajonit, një tranzicion të gjelbër dhe dixhital dhe të inkurajojë integrimin dhe konvergjencën rajonale me Bashkimin Evropian.
IPA III do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2021 me efekt prapaveprues. Zbatimi i IPA III të ri ndjek një proces me dy hapa: Së pari, shërbimet e Komisionit po punojnë për dokumentin kryesor strategjik për planifikimin e ndihmës financiare, duke përcaktuar fushat prioritare, rezultatet e pritura dhe alokimet indikative të fondeve për fushat tematike të mbuluara nga rregullorja. Për këtë do të ketë konsultimet me partnerët në rajon, shtetet anëtare të BE -së, Parlamentin Evropian, shoqërinë civile, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët të tjerë. Së dyti, në konsultim me partnerët, Komisioni Europian pret që planet vjetore të veprimit priten të aprovohen në dhjetor 2021. Zbatimi i veprimeve duhet të fillojë në fillim të vitit 2022.
