Kur doli në “Downing Street” për një konferencë për shtyp me këshilltarët e tij kryesorë për çështjet shëndetësore, Kryeministri britanik Boris Johnson nuk ishte i përgatitur për një debat me reperen amerikane Nicky Minaj.
Këshilltari i tij, Chriss Whitty e përdori konferencën për të kritikuar këngëtaren Nicki Minaj për një postim të saj në “Twitter”, sipas të cilit vaksinat anti-Covid mund të shkaktojnë impotencë.
Ai iu referua komenteve të mëhershme të Minaj, të bëra pas “Met Gala”, ku ajo nuk ishte e pranishme për shkak se organizatorët kishin vënë si kusht vaksinimin.
“Donin që të vaksinohesha. Nëse do të vaksinohem nuk do ta bëj për Met Gala dhe do ta bëj kur ta ndiej se jam e sigurt plotësisht”, tha këngëtarja.
Pas tij ishte Boris Johnson ai i cili mori fjalën . “Nuk jam shumë familjar sa duhet të jem me fjalët e Nicki Minaj, por jam familjar me fjalët e Nikki Kananit (drejtuese në radhët e shërbimeve shëndetësore britanike), një superyll i Bexley që ka dalë me dhjetra herë para jush për t’ju treguar se vaksinat janë të shkëlqyera dhe gjithkush duhet t’i marrë”.Kështu që unë preferoj të dëgjoj Nikki Kanani“, tha ai.
Më pas këngëtarja postoi në një mesazh të regjistruar audio drejtuar Kryeministrit britanik me një theks britanik me qëllim ironizimin e mesazhit të tij. Kjo deklaratë e reperes nuk mbeti virale vetëm në Twitter, por është diskutuar në pothuajse të gjitha mediat kryesore amerikane. Jo vetëm kaq, por reperen e kanë ftuar dhe në Shtëpinë e Bardhë.