Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.
Rama publikon një foto krah këngëtarit Ermal Meta, ndërsa thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.
“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.
