Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndryshon regjimi i hyrjes së shqiptarëve në Spanjë, kriteret e reja nga 20 shtatori

12:19 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroport spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Shqipërisë në Madrid njoftoi sot se qeveria spanjolle ka bërë ndryshime në regjimin e hyrjes të qytetarëve shqiptarë në Spanjë,

Sipas ambasadës, “me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm, Urdhri INT / 657/2020, duke filluar nga data 20 shtator 2021 shtetasit tanë mund të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:

Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO): ose

Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afat gjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.

Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.

Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://www.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi.

Ky urdhër hyn në fuqi më datë 20 shtator 2021, ora 00:00

Për më shumë info: https://www.boe.es/…/2021/09/16/pdfs/BOE-A-2021-15041.pdf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.