Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shefi i OKB-së paralajmëron ‘katastrofën’ klimatike

20:38 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klimsa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar të premten emetimet globale po e vendosin botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, teksa presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje botës që të japin maksimumin në samitin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në nëntor.

Guterres i bëri këto komente pasi një raport i OKB-së i muajit të kaluar, njoftoi se nuk po përmbushet marrëveshja e Parisit për klimën, për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 Celsius.

“Kjo është thyerje e premtimit të bërë gjashtë vjet më parë, për të ndjekur qëllimin prej 1.5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit”, tha Guterres, duke iu referuar marrëveshjes së viti t2015 të arritur në kryeqytetin francez.

Shtetet e Bashkuara dhe 27 vende të Bashkimit Evropian vendosën objektiva më të ashpëra të zvogëlimit të emetimeve këtë vit. Por vendet si Kina, India dhe Arabia Saudite janë ndër ato që nuk kanë paraqitur objektiva të reja sa u përket emetimit të gazrave, raporton REL.

Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një nga prioritetet kryesore të Biden brenda dhe jashtë vendit, dhe konferenca e OKB -së për klimën në Glasgou shihet si një moment kritik për botën që të angazhohet për të bërë më shumë për të ndaluar rritjen e temperaturave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

11:35 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.