Pas Partizanit, edhe Tirana është ndalur në këtë javë të dytë. Egnatia ka mundur të marrë një barazim me shifrat 1-1 në “Selman Stermasi”, pas një ndeshje, ku sërish VAR u bë protagonist kryesor dhe i mohoi fitoren25 herë kampionëve.
Gjithçka nisi me homazhe për Ylli Mihalin, ish-fizioterapistin e bardhebluve, i cili u nda nga jeta para pak ditësh prej Covid-19. Rasti i parë ishte për Egnatian, që kërkoi një penallti pas një prekje të dyshimte të Ismajlgecit me dorë.
Në minutën e 17 Filip Najdovski goditi shtyllën e me kokë. Më pas mundësia ishte për Seferin, i cili rrezikoi shumë me një kthesë brenda zonës, por pa saktësinë e duhur. Në pjesën e dytë bardheblutë gjetën golin shpejt me Taulant Seferin, i cili shënoi shumë bukur nga jashtë zone.
Por Egnatia u përgjigj shpejt. Gjashtë minuta më pas Demir Imeri gjeti hapësirën bvrenda zonës dhe lëshoi një goditje mjeshtërore, pa i dhënë mundësi Bekajt dhe tundur rrjetën. Pak minuta më pas Tirana shënoi sërish me Seferin, i cili tundi rrjetën nga jashtë zone.
