Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Itali, kryemafiozi i arrestuar shoqërohet me duartrokitje drejt makinës së policisë

23:45 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50822
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria Salvini-Di Maio ka vijuar sot fushatën e saj kundër mafias dhe korrupsionit, teksa arrestimi i një prej personave më të kërkuar në Itali, u shoqërua me duartrokitje nga banorët e shumtë të mbledhur në zonë.

 Marco Di Lauro, 38 vjeç, ishte në arrati prej 15 vjetësh. 150 policë shkuan në një apartament modest në qytetin jugor të Napolit të shtunën për të arrestuar 38-vjeçarin, një nga gangsterët më të shquar të vendit i cili u dorëzua në mënyrë paqësore.

 Ndërhyrja e policisë në nivel të lartë u mirëprit ngrohtësisht nga banorët vendas, ndërsa dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës për të parë gangsterin e famshëm që u kap. Filmi i postuar në internet tregon turmën duke kënduar pasi Di Lauro u fut në makinën e policisë. Krimineli ishte në arrati që nga viti 2004 dhe arriti të shpëtojë nga policia dy herë në 2016 dhe 2017.

 Gangsteri konsiderohet të jetë kreu i klanit Di Lauro, ndërsa babai i tij është Paulo Di Lauro, shefi i famshëm i mafies napolitane “Camorra”, i cili u burgos në vitin 2005. Di Lauro Jr u përfshi në trafikun e drogës dhe të paktën katër vrasje, sipas zyrtarëve, ndërsa mediat lokale e quajnë kriminelin e dytë më të rrezikshëm të Italisë, pas Matteo Messina Denaro, i dënuar në vitin 2012, me burgim të përjetshëm.

Itali kryemafiozi Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.