Një 18-vjeçar është kapur në flagrancë duke bërë thirrje që përhapën panik tek banorët dhe pushuesit në Golem.
Policia sqaron se kanë nisur hetimet për 18-vjeçarin me iniciale G.A., i cili në Golem me një autoparlant ka bërë thirrje që të gjithë të dilnin jashtë se do të binte tërmet.
“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të ketë thënë disa herë i riu me autoparlant duke ngjallur panik tek banorët.
Për të riun materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Me keqardhje konstatojme se pas katër muajsh në zgjedhjet e 24 korrikut për pushtetin lokal, elektorati e goditi PD-në. Shumë faktorë mund të renditën për të shpjeguar këtë që ndodhi por ne mendojme se gjatë 4 muajve në pushtet PD dhe strukturat në fjalë, manifestuan një devivjim nga disa angazhime dhe principe kardinale të programit, gjë që faktikisht e ka dëmtuar imazhin e saj. Pikërisht prej këtej nis analiza jonë në përgjegjësinë që kemi ndaj kohës, ndaj demokracisë.
