Formularë fals vaksinimi në kufi, arrestohen babë e bir në Bllatë
Policia kufitare e Bllatës ka vënë në pranga babë e bir pasi kanë paraqitur formularë vaksinimi fals për të kaluar kufirin.
NJOFTIMI
Paraqitën formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit, arrestohen nga Policia 2 shtetas (babë e bir)
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë, arrestuan në flagrancë shtetasit :
E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
