Një 66-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është përplasur nga një kamion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës, ku kamioni me drjtues një shtetas maqedonas ka përplasur D. H., 66 vjece. Ajo ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
