Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadori serb kërcënon hapur Albin Kurtin: Mos më luani me zjarrin para se të jetë vonë

21:19 / September 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djuric
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marko Djuriç, ambasadori i Serbisë në shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar ditën e sotme lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për reciprocitetin e targave.

Djuriç ka thënë se vendimi i Kurtit do të sjellë destabilizim në rajon dhe pasojat mund të jenë fatale. Ai e ka kërcënuar Kurtin duke kërkuar të mos luajë me zjarrin para se të jetë shumë vonë.

“Regjimi i Kurtit në Kosovë po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin para se të jetë vonë”, ka shkruar ambasadori serb në rrjetin social Twitter.

Djuriç nuk është ndalur me kaq por ka akuzuar Kurtin se po përdor armatime të vjedhura për të trembur popullsinë serbe.

“Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhur dhe APC të dhuruar për ta frikësuar popullsinë e saj serbe. Duhet t’ju vijë turp nga vetja, z. Kurti”, ka përfunduar ai.

Ambasadori kercenon Serb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.