Replika mes deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristanit. Të dy në një debat në emisionin “Open” lidhur me rolin e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Ristani i ka kujtuar Gjekmarkajt shkrimet që bënte për rikthimet e Berishës. Ky i fundit, ka shtuar se tashmë Berisha ka në shpinë një “non grata”.
DEBATI NË STUDIO:
Agron Gjekmarkaj: Do flas prapë, nuk jam njeri që e mbyll gojën. Do flas prapë.
Ristani: Po sipas teje, Berisha duhet të kthehej si DeGol….
Agron Gjekmarkaj: Por nuk e bëri. Ka një non grata mbi shpinë. Kjo është shumë e vështirë.
Ne qëndrojmë me amerikanët për shkak të vlerave. Nëse do të mbledhë një Kongres le ta mbledhë. Çfarë ka këtu? Nuk e dimë çfarë do vendosi? Të mblidhen njëherë. Është demokraci e kulluar po të mblidhen.
Agron Gjekmarkaj: Një pyetje kam unë: Si zgjidhjet çështja me SHBA?