Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Rajmonda Bulku intervistohet: Kishim komplekse dhe për një skenë në krevat!

21:57 / September 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bulku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Filmi i mirënjohur shqiptar, “Vdekja e Kalit” vjen i restauruar. Në premierën e tij, shfaqur mbrëmjen e së hënën në ambientet e Parkut Olimpik, vetë aktorët protagonistë të tij, e konsideruan një premiere e dytë.

Aktorja Rajmonda Bulku teksa tregon prapaskenat e xhirimeve thotë se kanë pasur shumë komplekse, veçanërisht gjatë skenave me puthje.

Teksa e vlerëson maksimalisht mesazhin që përcjell ky film, Bulku thotë se ndihet e lumtur që ka qenë pjesë e tij.

“Ishte një premierë e parë për mua nga ana artistike emocionale. Nëse në premierën e parë ishim në një kompleks gjërash qoftë edhe për idenë e të puthurës, apo një skene krevati.

Nuk e di ç’do na thonin njerëzit që në të vërtetë nuk thanë asgjë dhe e mirëpritën, por unë mund të kem qene e ngurtë në sallë, ndërsa sot emocioni filloi që në sekondën e parë dhe mbaroi deri në fund, dhe në fund i thashe vetes ‘jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe që ky film është në arshivën e kinemasë tonë, sepse i duhet historisë së këtij popullit, i duhet brezave”- tha aktorja Rajmonda Bulku.

Çfarë ndryshimi ka ky film i restauruar në vetvete?

Për fat të keq e kemi xhiruar në grahmat e fundit të Kinostudios, nëse do donim të bënim një dubël tjetër, ku me pa të drejtë na akuzonin që ‘brezi juaj s’di as të puthet’, ata kanë harruar që ne nuk kishim film për të bërë dubël të dytë. E kemi bërë vetëm me një dubël, nuk kishte më film Kinostudio.

Dhe niveli i filmit, ishte c’kishte mbetur. Është një film i bërë vetëm nga dashuria jonë, i grupit të filmit, i Timos, i Bardhyl Martinjanit që ka qenë operatori i filmit atë nuk e haroj. Saimiri që e coi filmin deri në fund dhe që ka bërë edhe një montazh të shkëlqyer. Është një film që ka emocion në çdo episod.

Nëse do e kishit xhiruar sot, çfarë do kishit bërë ndryshe?

Asgjë. Përveç aty ku ka një dubël, mund të kisha bërë dy, sepse në film janë mëse normale që të bësh dy apo tre edhe më shumë.

Si do e vlerësonit ju kohën e sotme, sa i përket xhirimit të një filmi?

Po e përjashtoj veten time që jam në këtë film dhe po e shoh si film artistik. Është një skenar i jashtëzakonshëm, ka karaktere aktorësh të mrekullueshëm, dhe ka një emocion që unë them se vetëm Saimiri di ta sjellë në kinema.

Si është të xhirosh një film sot?

Teknikisht sot mund të jetë një mrekulli. Ne s’gjenim film për të bërë një dubël të dytë, jo të kishim kushte të tjera. Artistikisht nuk di çfarë të them, mbase nuk duhet të paragjykoj, por nëse një film të sjell emocion artistik e ka realizuar veten e vet.

Në fund filmi jep një mesazh të fortë: ‘paftyrësia e njeriut arrin në nivele alarmante’, a ekziston kjo edhe në ditët e sotme?

Absolutisht! Ka momente që është kaq e fuqishme dhe kaq e fortë sa është e dhimbshme për ta menduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.