Dy të mitur janë arrestuar nga policia dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë goditur me sende të forta një 19-vjeçar duke i marrë me dhunë varësen e floririt.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç”, thotë policia.
